Infektohet mësuesi i pestë në shkollën e Poliçanit

Nga Exit News
Infektohet mësuesi i pestë në shkollën e Poliçanit

Një tjetër mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan është infektuar me Covid-19, duke e çuar në total në pesë numrin e mësuesve të infektuar në këtë shkollë.

Mësuesi u testua disa ditë pasi kolegët e tij rezultuan të infektuar. Dyshohet se ai është infektuar nga kontakti me ta në shkollë.

Pasditen e së mërkurës ambientet e shkollës janë dezinfektuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimin e mësueve të tjerë të shkollës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>