
Një mësuese në gjimnazin ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër është infektuar me Covid-19.
Testimi i saj u bë një ditë pasi një nxënës rezultoi i infektuar në këtë shkollë.
Mësuesja, në gjendje të mirë shëndetësore, është karantinuar në banesë. Ndërkohë në klasën ku ajo jepte mësim është pezulluar mësimi. ISHP ka bërë testimin e mësuesve e nxënësve me të cilët ajo ka pasur kontakte.