
Nëndrejtori i Drejtorisë Vendore në Tiranë, Dhimitraq Ziu është infektuar me koronavirus.
Sipas mediave, Ziu ndodhet në gjendje të mirë dhe të stabilizuar.
Më herët është infektuar dhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Veliu është vetëkarantinuar në shtëpi dhe deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Deri në rikthimin e Veliut në punë, zëvendësdrejtori Albert Dervishi do të drejtojë policinë.