Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë fillon kontrollin mbi pasurinë e gjyqtarëve e prokurorëve

Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë fillon kontrollin mbi pasurinë e gjyqtarëve e prokurorëve

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur punën për t’i siguruar Komisionit të Pavarur të kualifikimeve (KPK) raportet mbi pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pjesë e procesit të vettingut.

ILDKPKI ka dërguar kërkesat në Zyrat Qëndrore të Regjistrimi të Pasurive, si dhe në disa institucione të tjera për të mbledhur informacion mbi pasuritë e 775 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto të dhëna do të krahasohen me formularët e vetëdeklarimit të dorëzuar nga gjyqtarët e prokurorët.  Më pas, të dhënat do të përmblidhen në një raport përfundimtar që do të vlerësohet nga KPK-ja.

Të parët në listë për verifikim janë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), dy institucione të reja që pritet të fillojnë punën në muajt në vazhdim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>