Instalacioni “ABC” i Mësonjëtores kthehet në vend

Nga Exit News
Instalacioni “ABC” i Mësonjëtores kthehet në vend

Instalacioni i shkronjave ‘ABC’ në pjesën kryesore të Mësonjëtores së Korçës do të rivendoset aty ku ishte. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në restaurimin e godinës, të martën, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Me rivendosjen e shkronjave në vend aty mbaron gjithçka. Të presin të mbarojë puna, po ç’është ky hall i madh, u lëvizën, i morën? Shkronjat vihen në vend aty, këta…!”, u shpreh Rama.

Ai komentoi edhe akuzat politike se ky instalacion nuk do të rikthehej në vend pas restaurimit:

“Ça janë këta, nga vijnë këta mo, nga çfarë shekulli vijnë këta mo, nga çfarë pylli, ça janë këta mo. Torollisin gjithë dynjanë edhe trazojnë gjithë mendjen e njerëzve. Njerëz gjysmëanalfabetë, analfabetë funksionalë, ata janë për t’i marrë e për t’i vënë gjithë tek ajo banka e madhe atje. O Zot”.

Instalacioni “ABC”, i Mësonjëtores u hoq më 12 mars, pasi godina po rindërtohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>