INSTAT: 1,68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Nga Exit News
INSTAT: 1,68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Rreth 1,68 milionë shtetas shqiptarë ose rreth 37 % e popullsisë jeton jashtë vendit. Në një raport të Institutit të Statistikave, INSTAT të publikuar në dhjetor 2020, gjatë vitit 2019 diaspora u rrit me rreth 2,6 %.

“1.684.135 individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 884.719 individë janë meshkuj dhe 799.416 janë femra”, shkruhet në raportin e INSTAT.

Sipas anketës së Forcës së Punës të vitit 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “mundësi punësimi” me 83,7 përqind.

Censi i vitit 2011 tregoi se emigrimi ishte faktori më i rëndësishëm në ulje e numrit të popullsisë, 269 mijë persona më pak në periudhën 2001-2011, rreth 8,8 % të popullsisë së vitit 2001. Gjatë kësaj periudhe rreth 482 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, një numër që u kompensua pjesërisht nga imigracioni dhe rritja natyrore.

Gjatë vitit 2018, 24.2 mijë shqiptarë fituan shtetësinë greke dhe 21.8 mijë fituan shtetësinë italiane.

Emigracioni shqiptarë në BE:

Pas viti 2015, Gjermania u kthye në destinacionin kryesor të emigrantëve shqiptarë, me një rritje vjetore prej 35 përqind. Shqiptarët përbëjnë 4,2 % të të gjithë emigrantëve në Gjermani. Ky numër ëshët katërfishuar që prej viteve 1990.

Ndërsa, numri i emigrantëve në Itali dhe ShBA ka pësuar rënie me 3 % gjatë viteve 2015-2019.

Vendet që numërojnë një numër të lartë shtetasish shqiptar dhe rezidentë të lindur në Shqipëri janë: Greqi, Itali, Gjermani dhe Britani e Madhe.

Statistikat e vitit 2010 tregojnë se 905 mijë individë të lindur në Shqipëri kanë qenë rezidentë të zakonshëm në 28 vende të Evropës; dhe 962 mijë shtetas shqiptarë jetojnë në 15 vende të Evropës.

Punësimi i diasporës:

39,0% e shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit janë të punësuar, 10,1% të papunë dhe pjesa tjetër inaktivë.

51,6 % e shtetasve shqiptar meshkuj figurojnë të punësuar, kundrejt 24,9% të femrave shqiptare.

Emigracioni shqiptarë në SHBA:

214.957 shqiptarë jetojnë në SHBA, nga këto 99 370 i përkasin gjeneratës së parë dhe 115 587 i përkasin gjeneratës së dytë, bazuar në Anketën e Komunitetit Amerikan për vitin 2019.

93 përqind e gjeneratës së parë ka emigruar në SHBA pas viteve 1990, ndër to 52,1 % janë femra dhe 49.9 % janë meshkuj.

50 303 shqiptarë jetojnë në New York, duke formuar komunitetin më të madh, 31 954 jetojnë në Michigan, 19 645 në Florida, 18 671 në Massachusetts, dhe 13 925 në Connecticut.

21.1% e shqiptarëve kanë diplomë gjimnazi, 19 % kanë një diplomë Bachelor, ndërsa vetëm 8,4 % e shqiptarëve kanë një diplomë master ose diplomë tjetër profesionale dhe 1,2 % kanë doktoraturë.

Shqiptarët e papunë në SHBA në 2019 zenin vetëm 2,1% të të papunëve, kurse 22,4% nuk bëjnë pjesë në forcën e punës dhe 21,5% janë më pak se 16 vjeç.

Remitancat:

Sipas të dhënave të analizuara në emisionin”Me pak fjalë”, në Euronews, në nentor 2020, nga viti 1994 deri në vitin 2004 emigrantët kanë sjellë në vend rreth 5,8 miliardë USD.

Nga viti 1992 deri në vitin 2020: totali remitancave ka qënë rreth 30 250 miliardë dollarë mesatarisht për 28 vite, pra emigrantët kanë sjellë në vend rreth 1,08 miliardë dollarë çdo vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>