Instituti për Studime Ndërkombëtare: 50% e shqiptarëve mendojnë se BE-ja nuk duhet të na pranojë si vend anëtar

Nga Exit News
Instituti për Studime Ndërkombëtare: 50% e shqiptarëve mendojnë se BE-ja nuk duhet të na pranojë si vend anëtar

Mbi 85% e shqiptarëve kërkojnë që Shqipëria të antarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësohet standardi i tyre i jetesës, rritja e punësimit, ulja e varfërisë dhe korrupsionit.

Një studim i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, i kryer pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave me SHqipërinë dhe Maqedoninë tregon se pjesa më e madhe e të anketuarve në rang kombëtar mbajnë përgjegjëse qeverinë shqiptare për procesin e integrimit.

Gjysma e të anketuarve mendojnë se Shqipëria nuk është gati të antarësohet në BE dhe se unioni nuk duhet ta pranojë Shqipërinë si vend anëtar.

Mbi 45% e shqiptarëve shpresojnë se Shqipëria do të bëhet vend anëtar në BE brenda pesë vitesh, ndërsa 30% mendojnë se do duhen 10 vite për të arritur këtë.

80% e shqiptarëve njohin kushtet të cilat i janë vendosur Shqipërisë për të përmbushur përpara hapjes së negociatave dhe besojnë se ato mund të plotësohen për një deri në tre vjet, tregon bashkëautorja e studimit, Alba Çela, drejtore ekzekutive e Institutit për Studime NDërkombëtare ër Zërin e Amerikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>