Maqedonia kërkon të vlerësohet veçmas nga Shqipëria për hapjen e negociatave me BE-ne

Nga Stafi i Exit
Maqedonia kërkon të vlerësohet veçmas nga Shqipëria për hapjen e negociatave me BE-ne

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, ka propozuar ndarjen e procesit të bisedimeve për negociata të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut më Bashkimin Europian.

Në një intervistë për EuroNews, ministri Dimitrov deklaroi se Maqedonia ka nevojë për një vrull pozitiv, dhe jo një dinamikë negativë në rrugën e saj drejt integrimit europian:

“Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj evropian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë.”

Vendimi i Këshillit Europian më 18 tetor 2019, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me deklarata të shumta të liderëve europiane që theksonin progresin e bërë veçanërisht nga Maqedonia e Veriut.

Një prej shteteve, Holanda vlerësoi punën e bërë nga Maqedonia, por kishte rezerva të mëdha nëse përparimi i Shqipërisë është i mjaftueshëm dhe në hapat e duhur.

Edhe Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok shprehu të njëjtën ide si Dimitov: dy vendet mund të vlerësohen ndarasi, secili sipas meritës.

Por deri më tani, nuk ka një diskutim konkret mes shteteve të BE-së për ndarjen ose jot ë dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>