Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor shqetësimi i fundit i BE-së

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor shqetësimi i fundit i BE-së

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Kosova) në samitin e Sofias më 17 maj do të marrin një plan veprimi individual, i cili do të reflektojë arritjen e secilit vend dhe detyrat që duhet të përmbushin për rrugën drejt integrimti të BE-së. Kështu u shpreh ministrja bullgare e shtetit përgjegjëse për Presidencën Evropiane të Bullgarisë.

Ministrja bullgare e shtetit Pavlova u shpreh se “Ne nuk jemi në një pozicion të tillë për të ushqyer pritshmëri të rreme. Ne mund të punojmë shumë fortë me vendet e Ballkanit Perëndimorë për prespektivën evropiane, por ne nuk mund të bëjmë mrekulli, apo të vendosim data për anëtarësimin apo për hapjen dhe mbylljen e kapitujve në bisedimet me BE-në”.

Por qëllimi i Bullgarisë që gjatë presidencës së saj vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara në rrugën drejt integrimit nuk përputhet me qëllimin e vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Vështirësia qendron në faktin se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE nuk mbështetet nga vendet e tjera të Evropës. Hollanda është një nga vendet që e ka bërë të qartë qëndrimin e saj.

Opinioni publik në Hollandë është skeptik për zgjerimin e BE-së. Partia e djathtë hollandeze dhe Kryeministri Mark Rutte e kanë bërë të qartë se nuk e mbështesin zgjerimin e afërt të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Qeveria hollandeze, madje, votoi kundra pranimit të Bullgarisë në zonën shengen, pavarësisht se Bullgaria u pranua pjesërisht në BE.

“Ende jemi shumë të shqetësuar për kontrollin e kufinjve dhe korrupsioni në Bullgari” — u shpreh Kryeministri hollandez në muajin Shtator pas votimit kundra ndaj Bullgarisë.

Gjithashtu, në kundërshtim me planet e qeverisë Bullgare, gjatë samitit pritet që drejtuesit politik të Francës dhe Gjermanisë — me mbështetjen e Brulselit— të jënë më të përqendruar në paraqitjen e një kuadri ligjor për forcimin e bashkimit të 19 vendeve të BE-së. Në këtë kuadër ligjor mendohet të përfshihet edhe krijimi i një Fondi Monetar Evropian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>