Interes në rritje i qeverisë amerikane për mbi 3 mijë muhaxhedinët e strehuar në Shqipëri

Interes në rritje i qeverisë amerikane për mbi 3 mijë muhaxhedinët e strehuar në Shqipëri

Vetëm pak ditë pas telefonatës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe Kryeministrit Edi Rama, tre senatorë amerikanë takuan në Tiranë kreun e organizatës së muxhehedinëve MEK, Maryam Rajavi.

Tre senatorët, Thom Tillis, Roy Blunt dhe John Cornyn u takuan me Maryam Rajavin për të diskutuar për Rajavi për të diskutuar politikat amerikane ndaj Iranit dhe mundësinë e ndryshimit të regjimit. Sipas një deklarate të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit:

“I udhëhequr nga Senatori Blunt, delegacioni [amerikan] uroi zhvendosjen e sigurtë të të gjithë banorëve të Kampin e Lirisë jashtë Irakut dhe i uroi atyre sukses në luftën e tyre për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Iran.”

Senatorët nuk janë të parët zyrtarë të lartë amerikanë që takohen me organizatën MEK në Tiranë. Në mars, ish-drejtori i FBI-së Louis J. Freeh vizitoi muxhahedinët e strehuar në Shqipëri, dhe senatori John McCain bëri të njëjtën gjë në prill. Në të dy rastet, qeveria shqiptare nuk i raportoi këto vizita në deklaratat e tyre zyrtare, ashtu si dhe nuk raportoi asgjë për vizitën e senatorëve.

Një përshkrim më të detajuar të rrjedhës së vendosjes së rreth 3000 muxhahedinëve në Shqipëri mund ta lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>