Interneti në Shqipëri në krahasim me të ardhurat për person është nga më të shtrenjtët në Evropë, sipas Indeksit të Cilësisë së Jetës Dixhitale të vitit 2020, të publikuar nga specialistët e sigurisë në rrjet “Surf Shark”.
Të dhënat përllogariten duke kombinuar përballueshmërinë e internetit më të lirë me pagesën e telefonisë celulare më të lirë. Raporti gjeti se çmimi i internetin më të lirë në vend ëshët baraz sa rroga e një personi që punon mesatarisht 3 orë e 48 minuta. Ndërsa planin telefonik më i lirë është baraz me pagesën për 10 minuta punë.
Por raporti gjeti edhe se mbi 75 përqind e shqiptarëve duhet të punojnë më shumë për të përballuar një lidhje interneti. Vendi renditet më poshtë se sa Guatemala, Kolumbia dhe Nigeria.
Raporti pa mesataren e shpejtësisë mesatare të internetit, të internetit në telefon, dhe qëndrueshmërinë e telefonit dhe të inetrnetit gjatë pandemisë së Covid-19. Por kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike dhe gadishmërinë e qeverisë për tu marrë me kërcënimet në rrjet, dhe me mbrojtjen e të dhënave personale, fatkeqësisht Shqipëria renditet poshtë Rusisë, Serbisë dhe Filipineve.
Vendet evropiane renditen të parat për sigurinë në rrjet, në krye të listës qendrojnë Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Lituania. Vendet që renditen në fund të listës Bangladeshi, Sri Lanka, dhe Algjeria.
Shqipëria përsa i përket ofrimit të shërbimeve qeveritare online, renditet në mesataret e botës.
Indeksi analizon praninë e qeverisë online, dhe gadishmërinë për të zbatuar teknologjinë, minimizohet burokracia, ul korrupsionin, dhe rrit transparencën në sektorin.