Intervista e Ambasadorit të Britanisë për reformën në drejtësi – Pikat kryesore

Dje, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon foli për reformën në drejtësi, në një intervistë për gazetën Shqip.  Pikat kryesore të intervistës së tij janë përmbledhur më poshtë:

  • Reforma në drejtësi është kriteri kryesor që Shqipëria duhet të plotësojë për të hyrë në Bashkimin Europian.
  • Kritere të tjera të rëndësishme lidhur me reformën janë lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe zgjidhja e çështjes së pronave.
  • Lufta kundër korrupsionit shpesh kuptohet nga shqiptarët si diçka që i kërkohet për të mirën e dikujt tjetër, për përfitimin e europianëve ose amerikanëve ose të jashtmëve në përgjithësi, por është e kundërta, kjo është në përfitimin e vetë shqiptarëve.
  • Në zgjedhjet e kaluara vendore, disa kandidatë ishin të njohur për rekordet e tyre kriminale.
  • Gjyqtaret dhe prokuroret duhet të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre.
  • Pavarsisht interestit të bizneseve britanike për të investuar në Shqipëri, jo gjithmonë gjejnë një mjedis të qëndrueshme dhe të parashikueshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>