Investigimi i ‘Boom’ – Tenderi i Bashkisë Tiranë cenon sigurinë e ushqimit për fëmijët në kopshte

Nga Exit News
Investigimi i ‘Boom’ – Tenderi i Bashkisë Tiranë cenon sigurinë e ushqimit për fëmijët në kopshte boom bashkia tirane

Emisioni investigativ “Boom” në RTV Ora ka denoncuar shkeljet në tenderin e zhvilluar nga Bashkia Tiranë, me objekt blerje ushqimesh për vitin 2020 për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit, shkelje të cilat cenojnë sigurinë e ushqimit për fëmijët.

Në kriteret e vendosura nga vetë autoriteti kontraktor, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, kërkohej që analizat e bukës nga ana e subjekteve që do të merrnin pjesë në këtë tender, të realizoheshin në laborator të akreditur për këtë qëllim.

Pikërisht këtë kriter që lidhej drejtpërdrejtë me sigurinë e bukës që do të hanin për një vit fëmijët në kopshte e çerdhe në Tiranë, komisioni i vlerësimit të ofertave e ka shkelur, duke kualifikuar të parin në renditjen e fituesve, operatorin i cili duhej skualifikuar.

Ky operator kishte dorëzuar në dokumentat e tenderit analizat e kryera në një laborator të paakredituar për këtë qëllim.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 2 operator ekonomik. Pas shpalljes së renditjes së ofertave, operatori i vlerësuar i dyti në këtë garë, ka bërë fillimisht ankesë në lidhje me këtë shkelje pranë drejtorisë së kopshteve dhe çerdheve, por kjo ankesë nuk është marrë parasysh.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=aP_qZ4mknfM

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme