Irani ka ulur qëllimisht numrin e viktimave me koronavirus

Nga Exit News
Irani ka ulur qëllimisht numrin e viktimave me koronavirus

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është gati sa trefishi i numrit zyrtar të deklaruar nga qeveria e Iranit. Ky zbulim është bërë nga një hetim i BBC-së persiane.

Të dhënat e fshehta të qeverisë tregojnë se pothuajse 42 mijë njerëz humbën jetën me simptoma Covid-19 deri në 20 korrik, kundrejt 14.405 raportuar nga ministria e shëndetësisë publikisht.

Edhe numri i të infektuarve dyshohet se është pothuaj dyfish sa shifra zyrtare: 451,024 në krahasim me 278.827 që dihen publikisht.

Irani ka qenë një nga vendet më të goditura jashtë Kinës.

Javët e fundit, vendi ka pësuar një valë të dytë të madhe në numrin e rasteve.

Vdekja e parë në Iran nga Covid-19 u regjistrua në 22 janar, sipas listave dhe të dhënave mjekësore që ika parë BBC-ja. Kjo ishte gati një muaj para se të raportohej i infektuari i parë zyrtar me koronavirus atje.

Që nga shpërthimi i virusit në Iran, shumë vëzhgues kanë dyshuar në numrat zyrtarë.

Ka pasur parregullsi në të dhënat midis nivelit kombëtar dhe rajonal, për të cilat disa autoritete lokale kanë folur, dhe statisticienët janë përpjekur të japin vlerësime alternative .

Një nivel i nën-llogaritjes së të infektuarve, kryesisht për shkak të testimeve të ulëta, është parë në të gjithë botën, por informacionet e lëshuara për BBC zbulojnë se autoritetet iraniane kanë raportuar numra ndjeshëm më të ulët, pavarësisht se kanë regjistruar të gjitha vdekjet – duke sugjeruar se ato janë fshehur me dashje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>