Irani liron një veteran të marinës amerikane, i burgosur prej 1 viti

Nga Exit News
Irani liron një veteran të marinës amerikane, i burgosur prej 1 viti

Michael White, një veteran i marinës amerikane, i burgosur në Iran, është liruar dhe kthyer në shtëpi.

Ai u arrestua në vitin 2018 pasi udhëtoi për të takuar të dashurën e tij në qytetin iranian të Mashhadit. Gjykata iraniane e dënoi atë me burg me akuza të paspecifikuara.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi mbrëmjen e së enjtes se veterani ishte liruar dhe avioni zviceran ku po udhëtonte kishte lënë hapësirën ajrore iraniane.

“Unë kurrë nuk do të ndalem së punuari për të siguruar lirimin e të gjithë amerikanëve të mbajtur peng jashtë shtetit”, tha ai.

Lirimi i veteranit erdhi në ditën kur Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi kthimin nga SHBA-ja të një mjeku iranian.

Shkëmbimet duket se janë një shembull i rrallë i bashkëpunimit midis Iranit dhe SHBA – megjithëse Uashingtoni ka mohuar deri më tani se ishte një shkëmbim i drejtpërdrejtë i të burgosurve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>