Irani goditi sot me 22 raketa balistike dy bazat ushtarake amerikane në Irak. 17 raketa u lëshuan mbi bazën ajrore Ain al-Asad në krahinën e Anbarit dhe dhe 5 raketa në bazën ushtarake në kryeqytetin e Irakut, Erbil. Deri më tani nuk ka asnjë viktimë.
Pas sulmit, Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se:
“Çdo gjë është mirë! Irani goditi me raketat atomike bazave amerikane të ndodhura në Irak. Tani po bëhet vlerësimi i dëmeve. Deri më tani, jemi mirë! Ne kemi ushtrinë më të pushtetshme dhe më të mirë pajisur në botë, deri më tani.”
Ndërsa, ministri iranian i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha se Irani “mori masat propocionale për vetë-mbrojtje”.
Sulmi vjen disa ditë pasi SHBA-të vranë gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror në kryeqytetin irakian të Bagdadit. Irani premtoi hakmarrje për vrasjen, për të cilën thotë se ishte një “akt lufte” dhe “terrorizëm shtetëror”.
Në një deklaratë, Garda Revolucionare e Iranit, e cila kontrollon dhe raketat atomike të Iranin ka thënë se çdo vend që strehon trupat ushtarake amerikane mund të jetë subjekt i “sulmeve armiqësore dhe agresive” dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të kërkojnë nga qeveria të largojë trupat amerikane nga rajoni.