Irlanda do të dyfishojë periudhën e karantinës për udhëtarët nga Britania, që hyjnë në vend të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.
Njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm mes dy vendeve vetëm nga mesi i korrikut, citohet nga The Guardian ministri i Transportit, Eamon Ryan.
Ai shtoi, në një deklaratë për gazetarët se vendimi reflektonte shqetësimet në lidhje me përhapjen e variantit indian Delta, që paraqet trasmetueshmëri të lartë.
Irlanda ka kufizimet më të rrepta të udhëtimit ndër vendet e BE-së dhe masat e saj kundër udhëtimeve jo-thelbësore do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik, pavarësisht shifrave në rënie të infektimeve të reja.
Përveç karantinës 5 ditë për vendet e BE-së dhe 10 ditë për Britaninë, personat do duhet t’i nënshtrohen testit sërish.
Irlanda planifikon një tjetër lehtësim masash në fillim të korrikut, me hapjen e ambianeteve të brendshme të bareve dhe restauranteve.