Irlanda ka vendosur të përzëjë një familje shqiptare. Tre gjyqtarë irlandez kanë vendosur ditën e mërkurë se anëtarët e një familje shqiptare nuk kanë paraqitur arsye të forta për të përfituar statusin e azilantit në Irlandë.
Gjykata tha se pretendimet e familjes se jeta e tyre është në rrezik për shkak të përndjekjes racore, janë të pavërteta.
Familja shqiptare me pesë anëtarë ka kërkuar azil politik në Irlandë më vitin 2005. Ata kanë thënë se familjari i tyre i afërt është vrarë në Shqipëri sepse u martua me një grua jo të komunitetit romë. Dhe ata janë larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes dhe e përndjekjes racore.
Por, Ministria irlandeze e Drejtësisë tha se pretendimet e familjes shqiptare nuk qendronin. Pasi, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, qeveria shqiptare ka që në vitin 2010 që ndërmerr hapa pozitiv në mbrojtjen e komunitetit romë dhe të minoriteteve të tjera në vend. Sipas autoriteteve irlandeze, familjes azil kërkuese nuk i kanoset asnjë rrezik në Shqipëri.