Isa Mustafa akuzon Vjosa Osmanin: Sjellje rebele, nuk meriton të jetë në Presidencë

Nga Exit News
Isa Mustafa akuzon Vjosa Osmanin: Sjellje rebele, nuk meriton të jetë në Presidencë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka quajtur të turpshme, rebele dhe të papërgjegjshme deklaratën e Presidentes në detyrë Vjosa Osmani lidhur me vedimin e KQZ-së për moscertifikimin e listave të kandidatëve për deputetë të VV-së, AAK-së dhe Nismës.

Mustafa shkruan në Facebook se Osmani po vepron për interesat e saj në VV  dhe është e palejueshme që ajo të kërcënojë institucionet e pavarura.

“Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë.”

Vjosa Osmani i ka konsideruar të pashembullta, të pahijshme dhe të papranueshme vendimet e Komisioni Qendror Zgjedhor të premten dhe i bëri thirrje që të ruajë integritetin.

Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojnë në të njëjtën listë, atë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>