
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa njoftoi se do të kërkojë largimin e minsitrave që nuk ndjekin vijën e partisë.
“LDK do të kërkojë që Qeveria të jetë e gatshme të bëjë rikonfigurime dhe ndryshime në çdo kohë për ata që nuk e kuptojnë rendin qeverisës dhe disiplinën qeverisëse; të cilët ndjekin agjenda personale apo partiake”, tha ai në një postim në Faceboo, të martë.
Mustafa, gjithashtu i bëri thirrje për bashkëpunimin qeverisë dhe opozitës për strategjinë e dialogut me Serbinë.
“Dialogu me Serbinë për njohje reciproke, qoftë në Ëashington apo në Bruksel do të jetë më përmbajtësor dhe më i qëndrueshëm, nëse aksionarë të këtij dialogu janë pozita dhe opozita”, shkroi mustafa në një postim në Facebook, të martën.
Mustafa tha se debatet mes qeverisë dhe opozitës nëpër studio televizive e dëmtojnë pozitën e Kosovës në sy të Serbisë.
“Pa marrë parasysh arsyen dhe nevojën e komunikimit me publikun, duhet të kemi kujdes që për strategjinë tonë të mos merr vesh Serbia përmes debateve në studiot tona televizive dhe përplasjeve të brendshme, sepse kjo në start e dëmton pozicionin dialogues të Kryeministrit tonë”, shtoi ai.