Isa Mustafa Osmanit: Nuk shkon edhe me VV-në, edhe me Rugovën

Nga Exit News
Isa Mustafa Osmanit: Nuk shkon edhe me VV-në, edhe me Rugovën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i tha të premten Vjosa Osmanit se mund të pretendosh të jesh edhe me Vetëvendosjen, edhe me Ibrahim Rrugovën.

Kjo deklaratë e Mustafës erdhi pasi Osmani iu bashkua Vetëvendosjes . Të premten Osmani  publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, prandaj Mustafa, e cilësoi këtë veprim të Vjosa Osmanit si ‘gënjeshtër folklorike’.

“Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konservatore. Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”, tha Mustafa raportojnë mediat e Kosovës.

Osmani aktualisht është ushtruese e detyrës se presidenti, po ashtu dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara ajo kandidoi për postin e kryeministrit nën logon e partisë së LDK. Ajo ishte kandidatja e cila mori më shumë foto. Por në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 2021, Osmani do të jetë pjesë e Vetëvendosjes. LVV ende nuk e ka shpallur kandidatin për kryeministër.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>