Isa Mustafa krahason Vetëvendosjen me Millosheviçin dhe Hitlerin

Nga Exit News
Isa Mustafa krahason Vetëvendosjen me Millosheviçin dhe Hitlerin

Kryetari i LDK Isa Mustafa e ka krahasuar Vetëvendosjen me Millosheviviçin dhe Hitlerin. Të tre kanë zbatuar “logjikë fashiste”, sipas tij, dy të parët duke i vrarë fizikisht njerëzit e tyre, ndërsa Vetëvendosja duke i poshtëruar të tjerët për interesa politike.

“Hitleri i ka vrarë ushtarët e vet për t’ia mveshë fajin dhe për të krijuar shkas për okupim të Polonisë. Millosheviqi ka vrare të rinj serb, për t’ua mveshë shqiptarëve dhe për të filluar gjenocidin në Kosovë. Logjika fashiste është e tmerrshme.

Genjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian,” (sic!) u shpreh Mustafa në Facebook të dielën.

Njëri ndër autorët e raportit është me origjinë ruse, mirëpo hamendësimi i Mustafës për “dashuri ruse” mbetet i paqartë.

Kjo deklaratë erdhi pas akuzave të tij të mëparshme se Vetëvendosje kishte ndikuar në hartimin e një raporti për Parlamentin Evropian për dezinformimin në Ballkanin Perëndimor. Raporti ka arritur në përfundimin se dezinformimi i të dërguarit të SHBA Richard Grenell çoi në nismën e sukseshme të LDK-së për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

Mustafa e ka quajtur të gënjeshtërt këtë raport për Parlamentin Evropian, dhe të ndikuar ideologjikisht nga Vetëvendosja. Ai ka thënë se raporti është rezultat i kompleksit të inferioritetit ndaj Shteteve të Bashkuara të studiuesve që e kanë kryer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>