Ish-ambasadori italian Foresti dënon shembjen e teatrit: Krim ndaj arkitekturës dhe qytetit

Nga Exit News
Ish-ambasadori italian Foresti dënon shembjen e teatrit: Krim ndaj arkitekturës dhe qytetit

Ish-ambasadori italian në Shqipëri Paolo Foresti dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për ABC News, Foresti tha se nëse gjithë bota do të sillej si qeveria shqiptare, ‘nuk do të kemi më histori’.

Ai e quajti shembjen e teatrit ‘krim ndaj arkitekturës’:

“Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është një ndërtesë që i përket universit dhe jo vetëm një kombi dhe përshtypja e dhunës të lë pasoja. Ka pasur edhe krime të tjera që i janë bërë ndërtesa arkitekturore në Shqipëri.”

Lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për të rindërtuar teatrin sipas projektit origjinal, por në një vend tjetër, ambasadori tha se ‘kopjet mbeten kopje’:

“Më duket e gabuar por secili ka mendimin e tij. Kryeministri Rama është i lirë të ketë mendimin e tij. Kopjet mbeten kopje sado që i afrohesh.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>