Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi i kërkoi Kuvendit të anullojë vendimin për emërimin e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Komisionerit Publik Dariel Sina.
Në një kërkesë, ai argumentoi se këta anëtarë nuk kanë përmbushur kriteret ligjore për tu zgjedhur në këto institucione, por pavarësisht kësaj ata janë përzgjedhur.
Muçi pohon se Kuvendi ka të drejtë të anullojë vendimin e tij për emërimin e anëtarëve, pasi Kodi i Procedurave Administrative ja lejon.
Besnik Muçi ishte anëtari i parë i zgjedhur nga Presidenti Meta në 2019, por më pas u shkarkua nga KPA.