Ish-Avokatja e Shtetit në marrëveshjen me CEZ, dhjetra raste konflikti interesi me bashkëshortin

Ish-Avokatja e Shtetit në marrëveshjen me CEZ, dhjetra raste konflikti interesi me bashkëshortin

Rivlerësimi administartiv i KPK-së për figurën e gjyqëtares Alma Hiçka, njëkohësisht ish-Avokate e Shtetit, zbuloi disa dhjetra raste konflikti interesi, ku ajo dhe bashkëshorti rezultojnë palë në të njëjtat procese gjyqësore.

Sipas një raportimi të Reporter.al, vetëm në vitin 2014 janë 15 çështje të referuara në Strasbourg kundër Shqipwrisë, ku Alma Hiçka ka mbrojtur vendin si Avokate e Shtetit, ndërsa pala paditëse përfaqësohej nga studioja ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj.

Hiçka ka mohuar akuzat për konflikt interesi, duke argumentuar se në çdo rast ka zbatuar ligjin.

Por, arsyetimi ka qënë i pamjaftueshëm për KPK-në, i cili ka vendosur shkarkimin e saj si gjyqëtare.

Po ashtu Hiçkës i janë gjetur probleme me deklarimin e pasurisë, pasi nuk arriti të justifikojë blerjen e një apartamenti me anë të një huaje, si dhe të ardhurat nga qeraja për një tjetër apartament, që pretendohej se ishte në pronësi të të shoqit.

Emri i ish-Avokatës së Shtetit Alma Hiçka u bë i njohur për publikun, pasi ajo përfaqësoi shtetin shqiptar për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë CEZ me anë të një marrëveshjeje, përkundër çuarjes së çështjes në arbitrazh.

CEZ paditi Shqipërinë në arbitrazh për heqje të padrejtë të liçencës, pasi qeveria Berisha vendosi rishtetëzimin e kompanisë, në vazhdën e mungesës së investimeve nga kompania çeke e një sërë problemesh të tjera.

Marrëveshja, në fund, i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë kërkoi edhe ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e asaj që e cilësoi si “aferën më të madhe korruptive në vend”.

Në atë kohë, Gazeta Rilindja Demokratike publikoi dokumente që vërtetonin përfshirjen e burrit të Avokatës së Shtetit Envi Hicka në mbrojtjen e kompanisë DIA kundër shtetit shqiptar. Zoti Hicka ishte përfaqësues me të drejta të plota i Josef Hejsek, administratori i CEZ. Ai mbrojti interesat e CEZ në konfliktet që ky i fundit ka pasur me tatimet e Tiranës si dhe në konflikte të tjera.

Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në tetor 2015, paditi  Avokaten e Shtetit Alma Hicka dhe ministrin Damian Gjiknuri, si përgjegjës për humbjen e 479 milion euro në buxhetin e shtetit përmes marrëveshjes për mbylljen e arbitrazhit me kompaninë ceke CEZ.

Për një kronologji të plotë të ngjarjes, mund të lexoni këtu.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Envi Hicka, para një viti u tërhoq nga gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>