Ish-deputeti Spahia dyshime për saktësinë e testeve serologjike që përdor QSUT

Nga Exit News
Ish-deputeti Spahia dyshime për saktësinë e testeve serologjike që përdor QSUT

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka vënë në dyshim vërtetësinë e testeve serologjike, që masin sasinë e antitrupave në gjak ndaj koronavirusit për të treguar nëse dikush e ka kaluar apo jo atë.

Sipas ish-deputetit, testi serologjik për të njëjtin person del njëherë negativ në laboratorin e QSUT-së dhe një herë pozitv në laboratorin e një spitali privat.

Spahia kërkoi transparencë nga qeveria për testet që po përdor dhe saktësinë e tyre:

“A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?
Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>