Ish-deputeti Shehaj: Pagesë 70 përqind të rrogës për të gjithë ata që e humbasin

Nga Exit News
Ish-deputeti Shehaj: Pagesë 70 përqind të rrogës për të gjithë ata që e humbasin

Qeveria duhet t’u paguajë të gjithë atyre që kanë dalë nga puna 70 përqind të rrogës, për një afat të caktuar kohor.

Ky është propozimi i ish deputetit të PD Agron Shehaj për të ndihmuar qytetarët, të cilët për shkak të izolimit duhet të punojnë nga shtëpia.

Shehaj pohon se nëse qeveria do të paguajë 70 për qind të rrogës, kjo do t’i kushtojë shtetit shqiptar 24,5 milionë euro për 100 mijë punonjës dhe 49 milionë euro për rrogat e 200 mijë punonjësve çdo muaj.

Ai e konsideron paketën ekonomike të miratuar nga qeveria për biznesin të pamjaftueshme, duke theksuar se nuk garanton as një përqindje të vogël të pagave mujore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>