Agron Shehaj: Qeveria, 3 miliardë euro borxh për rrugët e nuk ndërtoi asnjë rrugë të re

Nga Exit News
Agron Shehaj: Qeveria, 3 miliardë euro borxh për rrugët e nuk ndërtoi asnjë rrugë të re

Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj deklaroi se qeveria ka marrë 3 miliardë euro borxh për të ndërtuar rrugë dhe nuk ndërtoi asnjë.

Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se qeveria vetëm ka përfunduar disa projekte të nisura nga qeveria e PD-së.

“Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot. “

Më tej Shehaj shkruan se shuma prej 3 miliardë eurosh është shpërdoruar me projekte fasada dhe sipas tij nëse nuk do ishin “zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA.”

Shehaj e konsideroi shpërdorimin e 3 miliardë eurove kriminale duke theksuar se “Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>