Ish-deputetja Mimoza Hafizi do kandidojë për Rektore e UT-së

Nga Exit News
Ish-deputetja Mimoza Hafizi do kandidojë për Rektore e UT-së

Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi do të kandidojë për Rektore e Universitetit të Tiranës.

Përmes një statusi në Facebook, Hafizi sqaroi se vendimi i saj qe i beftë, pasi ministria e Arsimit vendosi të hapë garën për rektor në mënyrë të papritur.

Ajo komentoi dhe për vendimin e ministrisë për të mbajtur zgjedhjet në 30 korrik, një periudhë kur studentët janë larg dhe pedagogët me pushime:

“Hapja e fushatës zgjedhore në situatën e emergjencës shëndetësore që po kalon vendi, e po kështu dhe universitetet, është një nga aktet e paskrupullta të kësaj qeverie. Shumë pedagogë e kanë quajtur ‘thikë pas shpine’ ndaj nesh, botës akademike.

Por kjo është vetëm thika e rradhës, që mjedisi ynë pëson nga politika. Zgjedhjet në datën 30 korrik, me studentët larg dhe me pedagogë në periudhë pushimesh, mund të kenë vetëm nje qëllim: shmangien e trupës zgjedhore nga procesi.

Zgjedhjet në mungesë të nje fushate normale komunikimesh, diskutimesh e debatesh, do të lenë gjatë shijen e hidhur të një procesi të parregullt.

Vendimi i papritur i ministres duket se i shkon përshtat shmangies së kandidaturave konkuruese, përderisa krijon mundësinë që procesi i kandidimit të mbyllet po aq papritur sa dhe vendimi i saj.”

Mimoza Hafizi është prej vitesh pedagoge në Departamentin e Fizikës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Fillimisht ministria e Arsimit kishte vendosur se zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike do të mbaheshin në 12 qershor. Por më pas e anuloi atë datë pasi gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjaste deri në 23 qershor dhe në universitete nuk kishte filluar ende mësimi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>