Ish-deputetja Vokshi: Kancelarja Merkel mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë

Ish-deputetja Vokshi: Kancelarja Merkel mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë

Ish-deputetja Albana Vokshi njoftoi se gjatë kongresit të Partive Popullore Europiane në Zagreb, kancelarja Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për Shqipërinë.

Në një status në Facebook, Zonja Vokshi shkruan:

“Kancelarja Merkel më siguroi se Gjermania dhe ajo vetë, do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Vullneti i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të Bashkimit Europian u shpreh i qartë edhe në rezolutën e posaçme të PPE-së, ku kërkohet, para së gjithash, që Shqipëria të zgjidhë krizën e thellë politike dhe, nëpërmjet një reforme të vërtetë zgjedhore, të përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>