Ish-drejtuesi i UÇK-së Mustafa mohon të ketë kryer krime gjatë luftës

Nga Die Morina
Ish-drejtuesi i UÇK-së Mustafa mohon të ketë kryer krime gjatë luftës

Salih Mustafa, ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaroi se është i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.

Akuzat mbi Mustafën janë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Mustafa i mohoi të kartërta akuzat.

Gjatë seancës, Mustafa tha se njerëzit e Kosovës nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të organizoheshin kundër regjimit “fashist” të “kasapit” Slobodan Millosheviç, udhëheqësit serb gjatë luftës.

“Duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftarëve të mi, duke qenë se lufta për liri ka qenë e drejtë e pashamangshme dhe e domsodoshme, sepse okupimi i gjatë i Sllobodan Millosheviçit si dhe pas luftrave pushtuese të përgjakshme mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje,” i tha Mustafa gjykatës.

Mustafa deklaroi se ishin vetëm dy mundësi: “ose të përfundonim në kampet e Evropës Perëndimore pa nder, pa atdhe, pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të përbashkët që kumtoi luftën për liri.”

Salih Mustafa është i pari nga Kosova që është para Dhomave të Specializuara me një aktakuzë të konfirmuar.

Ai u arrestua në 24 shtator nga EULEX-i me akuzën për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli janë ndër ata që akuzohen nga prokurorët, por që po presin që aktakuzat e tyre të konfirmohen.

Periudha 6-mujore që gjyqtari të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat përfundoi të shtunën.

Sidoqoftë, akuzat e mundshme kundër tyre mund të mos jenë publike derisa të akuzuarit të paraqiten në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>