Ish-drejtuesit e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale

Nga Exit News
Ish-drejtuesit e UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara në Hagë do të zhvillojnë të martën konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo do të jetë konferenca e shtatë që mbahet në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloj provash disponon.

Konferenca pritet të nisë në orën 14:30.

Në konferencën e gjashtë, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kritikoi Zyrën e Prokurorin e Specializuar për zvarritjen e nxjerrjes së materialeve dhe ndryshimin e afatit për dorëzimin e materialeve dhe masave mbrojtëse.

Prokurorët rrëzuan gjithashtu një kërkesë të avokatëve për një listë paraprake të dëshmitarëve, dëshmitë e të cilëve synon t’i përdorë në procesin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së u bënë politikanë pas luftës. Ata u arrestuan në vitin 2020 dhe u transferuan në burgun e gjykatës në Hagë, ku po përballen me akuza për krime kundër njereëzimit dhe krime lufte gjatë luftës kundër Serbisë mes viteve 1998-1999.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>