Ish-futbollisti i Juventusit thyen karantinën me festë të çmendur deri në orët e vona

Nga Exit News
Ish-futbollisti i Juventusit thyen karantinën me festë të çmendur deri në orët e vona

Sulmuesi italian Moise Kean, i cili luan për Evertonin në Angli, rrezikon të gjobitet rëndë pasi së fundmi, në shkelje të plotë të karantinës, ai organizoi një festë të çmendur në apartamentin e tij.

Tabloidi Daily Star publikoi video të regjistruara nga futbollisti 20-vjeçar, në të cilën tregohen momente nga festa me disa miq dhe vajza duke kryer kërcime intime.

Burime pranë lojtarit i thanë tabloidit se festa kishte zgjatur deri orët e vona dhe kishte qenë e shfrenuar.

Futbollisti, i cili paguhet rreth 50 mijë paundë në javë, rrezikon të gjobitet pasi prej 18 marsit klubi i Evertonit u ka kërkuar lojtarëve të ngujohen në shtëpi nën masa të rrepta sigurie shëndetësore.

Kean, me origjinë nga Bregu i Fildisht, është lidnur në Vercelli të Italisë dhe deri një vit më parë luante për Juventusin në Serie-A.

Ai konsiderohet talent me të ardhme. Evertoni e transferoi për rreth 30 milionë euro, ndërsa kishte spikatur duke u aktivizuar edhe me përfaqësuesen italiane.

Në fillim të muajit një skandal të ngjashëm prodhoi edhe mbrojtësi i kombëtares angleze Kyle Walker.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>