Ish-gjykatësi i EULEX-it do të paraqesë shkeljet e misionit në Parlamentin e Kosovës

Nga Die Morina van Uijtregt
Ish-gjykatësi i EULEX-it do të paraqesë shkeljet e misionit në Parlamentin e Kosovës

Parlamenti i Kosovës ka ftuar Malcolm Simmons, ish-gjyqtar i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), të bëjë një deklaratë në 12 korrik.

Simmons pretendon se kishte shkelje brenda Misionit kur merrej me çështje të profilit të lartë dhe Parlamenti i ka kërkuar atij të bëjë një deklaratë publike në lidhje me këto shkelje.

“Në deklaratën time unë do t’i referohem çështjeve që do t’i adresoj në provat e mia në Parlament si pjesë e një hetimi të plotë dhe publik,” i tha Simmons Exit News të Mërkurën.

Ai tha se vendimi për të dëgjuar pretendimet e tij është marrë nga një Parlament i zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare respekton vërtet drejtësinë dhe sundimin e ligjit, ajo do të mbështesë Parlamentin e Kosovës në kërkesën e tij,” shton ai.

Ndërsa priste që Parlamenti i Kosovës të caktojë një seancë dëgjimore mbi pretendimet e tij kundër EULEX, Simmons bisedoi me Exit News në maj, duke akuzuar EULEX se çështjet që misioni dëgjoi kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin subjekt i ndërhyrjeve politike.

Ai pretendon se Charles Smith, ish Presidenti i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, e bazoi vendimmarrjen e tij në konsiderata politike, duke përmendur çështjen kundër ish-komandantit të UÇK-së dhe kreut aktual të partisë Nisma, Fatmir Limaj – e njohur jozyrtarisht si çështja “Kleçka”.

Në një deklaratë tjetër të parë nga Exit News, Simmons gjithashtu pretendon se misioni u dorëzoi dhjetëra dosje të krimeve të luftës autoriteteve hetuese serbe.

Pretendimet e tij u mohuan nga EULEX.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>