Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për të përjashtuar nga sistemi i drejtesisë për 15 vite gjyqtaren e Tiranës Eneida Civicin.
Vendimi u mor nga Albana Shtylla, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz.
Me këtë vendim, Civicit i humb e drejta të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.
Eneida Civici dha dorëheqjen nga detyra në tetor 2019, një vit pasi KPK kishte nisur hetimin administrativ për të.
Me dorëheqjen, u ndërpre dhe procesi i vetingut për Civicin.
Në mars 2020, KPK vendosi që me ndërprerjen e vetingut, Civicit t’i hiqej dhe e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejësisë për 15 vite.