Kavalec që nuk u konfirmua ambasadore në Tiranë emërohet shefe e misionit të OSBE në Bosnje

Kavalec që nuk u konfirmua ambasadore në Tiranë emërohet shefe e misionit të OSBE në Bosnje

Kathleen Kavalec, e cila ishte propozuar për t’u bërë ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, është zgjedhur drejtuesja e re e misionit të OSBE-së në Bosnje Hercegovinë. Ky fakt u bë i ditur në faqen zyrtare të OSBE-së ku thuhet:

Ish zëvendës ndihmës sekretarja për Europën dhe Azinë, ambasadorja Kathleen Kavalec është caktuar drejtuese e misionit të OSBE në Bosnje Hercegovinë më 24 shtator”

Zonja Kavalec do të zëvendësojë Zotin Bruce Berton gjithashtu diplomat amerikan, i cili drejtonte misionin e OSBE-së në Bosnje që prej vitit 2017.

Më parë Kavalec ishte propozuar ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, por propozimi i saj u tërhoq kur rezultoi se ajo kishte patur takime dhe komunikime të vazhdueshme me ish-agjentin Christopher Steele, i cili ngriti akuzat për lidhje të fushatës së Presidentit Trump me Rusinë.

Në vend të Katheleen Kavalec, në korrik të këtij viti Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump emëroi si ambasadore në Tiranë Zonjën Yuri Kim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>