Ish-kreu i bandës së Durrësit i përgjigjet policisë për justifikimin e pasurisë

Nga Exit News
Ish-kreu i bandës së Durrësit i përgjigjet policisë për justifikimin e pasurisë

Ish-i dënuari me 25 vite burg, Lulzim Berisha, reagoi pas deklaratave të Policisë se ai duhet të justifikojë pasurinë.

Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Berisha thotë se aktualisht zotëron vetëm një kompani që furnizon me karburant anijet në portin e Durrësit dhe një lokal me qira. Megjithatë ai do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës për të plotësuar formularin e “Operacionit Forca e Ligjit” (OFL).

“Të gjitha pronat e tij [Lulzim Berishës] janë sekuestruar nga Gjykatat e të gjitha Shkallëve dhe kanë kaluar në favor të shtetit. Lulzim Berisha ka vetëm një biznes kafe me qira, të cilën e ka të regjistruar në QKB. Ai ka një tjetër biznes për transportin e naftës në anijet brenda portit Durrës. Bizneset janë të regjistruara me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Policia njoftoi sot se në njësia OFL u kishte dërguar kërkesë për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjes.

Berisha, dejtues i ish-bandës së Durrësit, është akuzuar për vrasje, narkotrafik, grup kriminal dhe pastrim parash. Ai u lirua në vitin 2016 pasi i shpëtoi dënimit me burg përjetë. Lirimi u bë pasi Gjykata ia kishte kthyer dënimin në 25 vite burg. Më vonë, me garancinë se kishte gjetur punë nga Bashkia Durrës, u lirua edhe pse kishte edhe 6 vite burg për të shlyer.

Ardian Çapja është arrestuar në flagrancë për tentativë vrasje punonjësish policie dhe armëmbajtje pa leje. Dyshohet të jetë organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan në periudhën 2009-2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>