Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi hodhi akuza të shtunën se Policia ka tentuar të manipulojë vrasjen e Klodian Rashës. Gjatë një interviste për Neës 24, ai tha se Policia duhet të tërhiqej nga veprimet hetimore kur i përfshirë është një polic.
Sipas tij ngjarja është menaxhuar keq nga policia.
“Këto gjëra nuk u bënë, pati një çoroditje nga policia, që duket si tentativë për të fshehur diçka. Komunikata e vetme që duhet të jepte ishte komunikata e vrasjes, përfshirja e policit dhe faktin që po e heton një prokuror. Këtu u dha komunikata dhe u cilësua si vrasje në kapërcim të mbrojtjes ekstreme, akuza ishte e padukura”, tha ai.
Prokuroria e Tiranës po kërkon ndihmë nga ekspertë të huaj, për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës, pas gjetjes së pistoletës 100 metra larg vendngjarjes.
Sipas Euronews, gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë, që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve.
Klodian Rasha u vra në datën 8 dhjetor nga polici Nevaldo Hajdaraj, pasi u qëllua me armë.