Ish Kryeministri Berisha: ndërkombëtarët ekstremistë të majtë ose të korruptuar

Ish Kryeministri Berisha: ndërkombëtarët ekstremistë të majtë ose të korruptuar

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, ish kryeministri Berisha është pyetur se cila mund të jetë arsyeja që ndërkombëtarët janë “të gatshëm të pranojnë më parë Enver Hoxhën sesa Partinë Demokratike”.

Edhe pse premisa e pyetjes mund të jetë e pavërtetë, në mos përgjithësim i pavend, Zoti Berisha ,duke e marrë atë për të mirëqenë, është përgjigjur:

 Së pari ka prej tyre që janë ekstrem i majtë. Së dyti ka prej tyre që janë kokë e këmbë të korruptuar.”

Si rast të korrupsionit ai ka sjellë rastin e caktimit nga OSBE të Ambasadorit Glover në krye të misoneve vëzhguese të zgjedhjeve në vitin 2009 dhe 2013, edhe pse, sipas tij, me denoncimin e zgjedhjeve të vitit 1996 në Shqipëri ajo ishte diskredituar ndërkombëtarisht.

Zoti Berisha nuk ka komentuar më tej se kush mund të ketë patur interes apo mund ta ketë korruptuar OSBE-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>