Ish-Kryeministri Berisha publikon emrat e zyrtarëve të lartë që po përgjohen

Nga Exit News

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri se kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme bisedat e 375 personave, mes të cilëve dhe krerët e lartë të shtetit. Zoti Berisha publikoi një listë me emra, që sipas tij, janë përgjuar nga pajisja e paligjshme që zotëron ministri Tahiri.

Mes 375 emrave gjendet ambasadorë të huaj, Presidenti Nishani, Kryetari i Parlamentit Meta, Kryeprokurori Llalla, Guvernatori i Bankës se Shqipërisë Sejko , ministrat e qeverisë, grupi parlamentar i PS-së, PD-së e LSI-së, kryetarët e partive më të vogla, gjyqtarë e prokurorë dhe gazetarë të mediave të ndryshme.

Zoti Berisha i kërkoi Prokurorisë të zbardhë të vërtetën dhe të dërgojë në gjykatë përgjegjësit e këtij përgjimi, i cili po bëhet duke shkelur Kushtetutën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>