Ish-kryeministri bullgar merret në pyetje nga Policia

Nga Exit News
Ish-kryeministri bullgar merret në pyetje nga Policia

Ish-Kryeministri Bojko Borisov u morr në pyetje nga Ministri i përkohshëm i Brendshëm Bojko Rashkov lidhur me kërcënimet e pretenduara ndaj një biznesmeni Bullgar.

“Ai më ka thirrur të paraqitem për pyetje të enjten”, tha Borissov gjatë një konference për shtyp.

Ministri i përkohshëm i Brendshëm nuk mund të thërrasë një të dyshuar për pyetje, vetëm prokurori i çështje mund ta bëjë këtë.

Rashkov tha se Borissov duhet të merret në pyetje pas zgjedhjeve parlamentare, duke u bazuar në dëshmitë e vjetra të harruara nga prokuroria, duke pretenduar se Borissov e kishte shpëtuar ministrin e tij nga burgu duke bërë presion mbi një dëshmitar të çështjes.

Çështja ka nisur në vitin 2010 kur Borissov erdhi në pushtet. Rashkov tha se një dëshmitar anonim pretendoi se Borissov dyshohet se e kishte kërcënuar atë me fjalët e mëposhtme: “Ju keni një grua dhe fëmijë që nuk do të dinë nëse po hanë mishin tuaj”.

Për shkak të këtij citati, çështja u bë e njohur si “çështja kanibale”. Borissov mohon pretendimet e ministrit të brendshëm dhe thotë se veprimet e tij janë të motivuara politikisht. Dëshmitari kundër Borissov është një biznesmen bullgar emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>