Ish-Mbreti i Spanjës Juan Carlos, i dyshuar për korrupsion, do të largohet nga Spanja, njoftoi Oborri Mbretëror spanjoll, për media të hënën.
Ish-Mbreti ka thënë se po largohet për “shkak të pasojave” që mund të shkaktojnë akzuat ndaj djalit te tij, Mbreti Filipe VI, i cili morri fronin në 2014.
Duke se Mbreti Juan Carlos gëzonte imunitet ai u largua nga froni duke ia kaluar kurorën djalit të tij Filipe më 2014.
Por, pavarësisht largimit nga froni, prokurorët mund të hetonin vetëm veprimet e tij pas largimit.
Në shtator 2018 hetimi mbi korrupsionin u hap pas publikimit të përgjimeve të ish-të dashurës së Mbretit. Në to ajo thoshte se Juan Carlos ka marrë bakshish për fitimin e kontratës nga Arabia Saudite.
Në mars 2020, gazeta sviceriane Tribune de Geneve tha se Mbreti ka përfituar 100 milionë dollarë nga mbreti i Arabisë Saudite Abdullah në një llogari bankare offshore.
Mbreti i tanishëm Felipe u distancua nga veprimet e të jatit, duke thënë se nuk kishte dijeni për kontratën dhe hoqi dorë nga çdo pasuri e trashëguar nga i jati. Ai vendosi të pezullonte edhe pagesat mujore të kryera nga Oborri mbretëror për ish-Mbretin Carlos.