Ish-mbrojtësi i Partizanit pranë kalimit te Napoli në Serie-A

Nga Redaksia
Ish-mbrojtësi i Partizanit pranë kalimit te Napoli në Serie-A

Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe përfaqësueses kosovare Amir Rrahmani pritet të transferohet nga Verona te Napoli për shifrat e rreth 12 milionë eurove.

Lajmi është raportuar nga Sky-Sports, 25-vjeçari është pjesë e interesimit të napolitanëve për t’i marrë Veronës dy futbollistë. Përveç tij, mund të lëvizë edhe Amrabat.

Transferimi i Rrahmanit konsiderohet i detyruar pas lëndimit të qendërmbrojtësit Kulibaly.

Sipas mediave drejtuesit e Napolit duken të bindur për të arritur marrëveshje me Veronën pasi statistikat flasin jashtëzakonisht mirë për futbollistin nga Prishtina.

Mbi 50 duele për top në ajër të fituara që prej transferimit nga Dinamo e Zagrebit në korrik të këtij viti.

Verona në fakt e transferoi për 2,1 milionë euro dhe për më pak se 6 muaj pret të fitojë rreth 6 fishin e kësaj shume.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka fituar 64 për qind të dueleve në 16 ndeshje të luajtura. E veçanta e Rrahmanit është edhe fakti se ai tregohet gjakftohtë në fushë, pasi në 17 ndeshje ka marrë vetëm një karton të verdhë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>