Ish-ministri dhe deputeti Ruli tërqihet nga politika

Ish-ministri, deputeti dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike Genc Ruli deklaroi sot se do të tërhiqet nga politika dhe nuk do të kandidojë më për deputet.

Mësohet se Zoti Ruli ja ka komunikuar vendimin e tij dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës, ndaj pritet që të mos jetë pjesë e listave të kandidatëve.

Në një deklaratë për BallkanWeb, Zoti Ruli ka deklaruar se arsyet e vendimit të tij do t’i bëjë publike në një moment tjetër.

Genc Ruli është zgjedhur pesë herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka mbajtur katër herë postin e ministrit:

Ministër i Financave nga qershori në dhjetor 1991;

Ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1992 deri në vitin 1993;

Ministër i Ekonomisë, Tegtisë dhe Energjitikës nga viti 2005 deri në vitin 2009;

Ministëri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>