Ish ministri grek Yanis Varoufakis mbështet kandidimin e Elton Debreshit

Nga Exit News
Ish ministri grek Yanis Varoufakis mbështet kandidimin e Elton Debreshit

Ish ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka mbështetur të martën kandidimin e minatorit Elton Debreshi.

“Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Këtu është Elton Debreshi, kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës SMBB të Shqipërisë. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah International Progressive”, ka shkruar Varoufakis në Twitter.

Debreshi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook mbështetjen e Varoufakis, ku shkruan se “zëri i përpjekjes sonë të përbashkët nga Kuvendi i Shqipërisë do të ketë jehonë ndërkombëtare nga të gjithë ata njerëz të ndershëm që përpiqen të ndërtojnë një shoqëri më të drejtë”.

Yanis Varoufakis ka shërbyer si ministër i financave gjatë vitit 2015, kur në Greqi ishte në qeveri Syriza. Tani ai drejton partinë Mera 25 dhe është bashkëthemelues i lëvizjes europiane Progressive International.

Kandidati i pavaruar, Elton Debreshi, njoftoi të martën se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e pragut kombëtar prej 1% të sistemit zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>