Ish-Ministri Saimir Tahiri apelon dënimin për shpërdorim detyre

Ish-Ministri Saimir Tahiri apelon dënimin për shpërdorim detyre

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri apeloi sot dënimin për shpërdorim detyre që i dha Gjykata e Krimeve të Rënda më 19 shtator.

Zoti Tahiri u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por duke qenë se kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vite e 3 muaj, të cilat iu konvertuan në shërbim prove.

Ditën e djeshme edhe ish-Drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela apeloi gjithashtu vendimin. Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Çela është në kërkim nga policia, por e ka ndjekur çështjen përmes avokatit të tij.

Prokuroria kishte kërkuar  12 vite burg për ish-Ministri Saimir Tahiri dhe ish-policin Jaeld Çela duke i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve.

 

Lajme te ngjashme