Ish-ministrja e brendshme maqedonase shkon në burg për shpërdorim të fondeve

Nga Exit News
Ish-ministrja e brendshme maqedonase shkon në burg për shpërdorim të fondeve

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankullovska është arrestuar dhe dërguar në burg për të vuajtur dënimin me 4 vite burg.

Ajo është dënuar në vitin 2018 me burg, për shpërdorim të fondeve publike për blerjen e një makine të blinduar me vlerë 600 mijë euro, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Jankullovska kishte kërkuar që të mos e vuante dënimin deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila së fundmi ka vendosur ta shpallë atë fajtore.

Ish-ministrja është e para zyrtare e lartë nga qeveria e mëparshme që arrestohet.

Ngjarja për të cilën është dënuar ajo ka ndodhur në vitin 2012, kohë kur Nikola Gruvski ishte kryeministër.

Ish-ministrja Gordana Jankulloska, e influencuar nga Gruevski, urdhëroi vartësin e saj Gjoko Popovski të blinte një makinë anti-plumb të kompanisë Mercedes me një vlerë prej 600 mijë eurosh, nga kompania e shitjeve të automjeteve Mak Auto Star. Gjatë blerjes së makinës u shkelën dhe procedurat e tenderimit: makina është blerë fillimisht e më pas është hapur tenderi nga Ministria e Brendshme, si dhe kompania Mak Auto Star u favorizua.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>