Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakoyannis dhe kryeministri Edi Rama kanë debatuar, të mërkurën, për ndërhyrjen e Turqisë në anulimin e marrëveshjes së detit të vitit 2009, mes Greqisë e Shqipërisë.
Gjatë forumit të organizuar në Athinë nga revista ekonomike ‘The Economist’, ish-ministrja greke tha se ‘ të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje.’
Ajo akuzoi drejtëpërdrejtë Turqinë dhe ndikimin e saj në Shqipëri:
“U mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje.”
Kryeministri Rama i është përgjigjur ish-ministres duke thënë se nga takimet e tij të shumta me presidentin Erdogan, asnjëherë nuk ka dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje të kishte pasur interes për Turqinë:
“Më duhet të kundërshtoj Dorën. Që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh poshtë. Asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta.”