Ish-oficeri Dritan Zagani rrëfen për RAI3 çështjen Habilaj-Tahiri

Nga Exit News
Ish-oficeri Dritan Zagani rrëfen për RAI3 çështjen Habilaj-Tahiri

Radio-Televizioni Italian RAI3 i kushtoi sot tjetër kronikë narkotrafikut në Shqipëri. Kësaj here intervistoi ish-oficerin e antidrogës Dritan Zaganin duke dhënë vëmendje çështjes që implikoi edhe ish-Ministrin Saimir Tahiri.

Duke hetuar për një narkotrafikant në Vlorë [i bandës së Habilajve], arrita të bija në gjurmët e një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”.

Saimir Tahiri u detyrua të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin trafikantë. Vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke shitur marijuanë.

Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

“Unë nuk munda ta hetoja bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani. RAI3 thotë në kronikën e saj se “Zagani sot është refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse zbuloi korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri”.

Njësoj si Zagani, edhe 5 policë të tjerë kanë kërkuar azil me histori të ngjashme me të tijën. Zagani ndërkohë rezulton mes më të kërkuarve nga interpoli dhe shteti shqiptar, pasi akuzohet për dekonspirim dhe rrjedhje informacioni.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ironizoi këtë fakt duke thënë se “ndihet i vlerësuar”.

Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listen e "trimave" për qarkun…

Gepostet von Dritan Zagani am Mittwoch, 29. Januar 2020

Më poshtë kronika e RAI3: “Lufta e ashpër kundër narkotrafikut shqiptar”:

ALBANIA, TRA NARCOTRAFFICANTI E SOGNO EUROPEO

ALBANIA, TRA NARCOTRAFFICO E SOGNO EUROPEOContinua il nostro viaggio nell'Albania che fa fronte al crescente potere dei narcotrafficanti. La storia di un coraggioso poliziotto che per le sue inchieste che toccavano le complicità tra crimine e politica è dovuto fuggire dal suo paeseValerio Cataldi per il Tg3 delle 19 del 28 gennaio 2020

Gepostet von Tg3 am Dienstag, 28. Januar 2020

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>