Ish-polici Hajdaraj kërkon ndryshim të dënimit për vrasjen e Klodjan Rashës

Nga Exit News
Ish-polici Hajdaraj kërkon ndryshim të dënimit për vrasjen e Klodjan Rashës

Ish-polici Nevaldo Hajdaraj i dënuar për vrasjes e Klodian Rashës më 8 dhejtor apeloi dënimin prej 10 vitesh të vendosur nga Gjykata e Shkallës së parë të.

Ai ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur.

Hajdaraj u dënua me 15 vjet burg për vrasjen e Klodjan Rashës nga Gjykata e Tiranës, në korrik 2021. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Hajdarajt për ndryshimin e akuzës nga vrajse me dashje në kapërcim të mbrojtjes.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për ish-policin Navaldo Hajdaraj. Por, gjykata pranoi më 20 maj kërkesën për gjykim të shkurtuar për policin, ndaj ai do të dënohet me 13 vite burg.

Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.

Qytetarët protestuan në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.

Për këtë ngjarje dha dorëheqjen ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>